Connect with us

Pinknews

Dashuri e re në “Big Brother VIP”/ Kristi dhe Keisi ngopen me përqafime

Një romancë e re po lind në “Big Brother VIP”. Tashmë të gjithë banorët i kanë sytë te dyshja Kristi dhe Keisi. Dy banorët janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar puthjet, përqafimet dhe ledhatimet. Kristi dhe Keisi u kanë shprehur banorëve se ka një pëlqim mes tyre, i cili po zhvillohet. Për disa prej banorëve kjo është një romancë, e cila ka nisur shumë shpejt, duke shfaqur kështu mosbesim te romanca e Keisit dhe Kristit. Luizi dhe Kiara, nga ana tjetër po këmbëngulin që dyshja të afrohen edhe më shumë me njëri-tjetrin. Teksa qëndronin së bashku në dhomën e gjumit, këngëtari Luiz Ejlli iu ka sugjeruar që të bashkojnë krevatet dhe të qëndrojnë më afër njëri-tjetrit.

Advertisement