Pinknews
Dasma Kiara-Luiz, çfarë pritet të ndodhë në taracën e bashkisë Tiranë
Sot është finalja e madhe e BBV-së, ndërsa pritet që këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito të kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Ceremonia martesore do të zhvillohet në taracën e bashkisë së Tiranës dhe do të jetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili do të celebrojë çiftin.
Vetë kreu i bashkisë në një intervistë televizive zgjodhi të mos i komentojë zërat, por as nuk e pohoi e as nuk e mohoi këtë.
“Nuk e di ç’a po gatuhet në tarracë, por di të them se për mua është një nga gëzimet më të mëdha kur çifte të reja i shtohen qytetit. Ndonjëherë ndihme keq për kryetarë të tjerë bashkish që vetëm pakësohen, po kur më pyesin njerëzit për Tiranën them: ‘Unë kam komplet hall tjetër’. Është ‘hall’ i bukur që qyteti vetëm po shtohet. Besoj se për të gjithë ata që vendosin të jetojnë në Tiranë dhe t’ia fillojnë jetës këtu, kanë bërë një zgjedhje që është kompetitive, patjetër që qyteti ka garë”, u shpreh kryebashkiaku.