Sport
De Rossi drejt rikthimit nw stol, e pret Sampdoria nëse largohet Evani

Daniele De Rossi është gati të rikthehet në pankinë. Pas një viti pushim pas përvojës së tij te Roma, ish-mesfushori legjendar i Italisë mund të nisë një kapitull të ri në Serinë B. Emri i tij është përfolur me forcë si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Sampdorias, në rast se Alberto Evani largohet nga skuadra.
Sampdoria sapo ka siguruar mbijetesën në Serinë B pas një play out-i dramatik ndaj Salernitanës dhe tani është në një fazë reflektimi për të ardhmen. Evani do të takohet së shpejti me presidentin Manfredi për të vendosur nëse do të vazhdojë ose jo. Në rast të një ndarjeje, De Rossi është në “pole position” për ta zëvendësuar.
Për De Rossin do të ishte një mundësi e rëndësishme për të rindërtuar karrierën e tij si trajner, në një ambient me traditë dhe ambicie siç është Sampdoria, që kërkon të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit italian.
SYRI.net

