Connect with us

Sport

De Vrij refuzon milionat nga Arabia për të qëndruar tek Interi

Stefan De Vrij dëshiron të qëndrojë tek Interi dhe nuk dëshiron të ulet në bisedime me asnjë ofertë të ardhur nga Arabia Saudite. Konfirmimin e gatishmërisë së mbrojtësit holandez për të vazhduar me zikaltërit erdhi nga agjenti i tij i cili sqaroi të gjithë situatën.“Mund të konfirmoj se De Vrij ka marrë një ofertë jashtëzakonisht të madhe nga Arabia Saudite, por Stefan është shumë i lidhur me Interin, ai refuzoi ofertën saudite për zikaltërit.Rinovimi me Interin? Jemi në zhvillime, po përcaktojmë gjërat dhe jemi optimist se do të gjejmë marrëveshjen e përbashkët”, është shprehur agjenti i mbrojtësit holandez.De Vrij bëhet lojtari i dytë nga radhët e zikaltërve që refuzon ofertat faraonike nga Arabia Saudite, pasi më parë ishte Romelu Lukaku i cili e bëri një gjë të tillë, duke konfirmuar dëshirën e tij të madhe për të qëndruar përsëri te zikaltërit, madje është konfirmuar gjithashtu se belgu d otë futet vetë në negociata me Chelsea për ta bindur ta lërë të shkojë

Advertisement