Connect with us

Pinknews

Dea tregon hapur strategjitë ndaj Luizit

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi dihet se tani është më i preferuari.

Ai ka shumë banorë kundër brenda shtëpisë, ndër ta është edhe Dea Mishel.

Dea për eliminimin e Armaldos, tha se nëse ai dhe Kristi do ishin bërë bashkë kundër Luizit, ky i fundit do të ishte eliminuar.

“Ai u shqetësua se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërcënimin. Ishin dhe këta të dy që e orientoi Luizi situatën drejt jush. Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, deklaroi Dea.

Olta nuk u pajtua me Dean duke thënë se Luizi nuk del dhe do të shkojë deri në finale pasi e meriton për shkak të lojës që ka bërë. Por, pavarësisht kësaj sipas saj ai nuk e fiton këtë edicion të Big Brother Vip.

Advertisement