Connect with us

Kosova

DEBAKLI i Serbisë në KiE, Daçiç, diplomatëve serbë: S’ka pushim, dua angazhim maksimal

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, përmes një letre ia ka bërë të qartë të gjithë punonjësve në misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë se “nuk është e mundur të shfrytëzohen pushimet në periudhën e ardhshme”, pasi më 17 prill, Kosova kaloi me sukses edhe fazën e dytë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, teksa tani i ka mbetur vetëm edhe një hap.

“Sfidat janë te shumta dhe shumë të vështira në politikën e jashtme me të cilat po ballafaqohet Serbia aktualisht, prandaj pritet angazhim maksimal i të gjithë punonjësve në Ministri dhe të gjithë rrjetit diplomatik-konsullor për çështjet e rezolutës për Srebrenicën dhe kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin Evropës”, thuhet në letër, ku theksohet se diplomatet duhet me kerkushtim te mbrojnë interesat e Serbisë.

Ky “mobilizim” i diplomacisë serbe vjen pasi Kosova kaloi me sukses edhe fazën e dytë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, teksa tani i ka mbetur vetëm edhe një hap.

Kjo u vendos në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, të cilët me shumicë dërrmuese vendosën pro miratimit të raportit të raportueses për Kosovën në këtë organizatë, Dora Bakoyannis.

Për miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, kanë qenë 131 vota PRO, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Por, para miratimit, Asambleja Parlamentare e KiE-së, i hodhi poshtë të gjitha amendamentet e propozuara nga Serbia. Për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së, Kosovës tanimë i ka mbetur vetëm edhe një hap: votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj.

Advertisement