Aktualitet
Debat mbi lejimin e shamisë muslimane në shkollat e Kosovës
Pa Filtra, Për të mos u humbur intervista për debatin e lejimit të shamisë muslimane në shkolla e Kosovës.
Debati mbi lejimin e shamisë muslimane në shkollat e Kosovës solli kryeredaktorin e websitit www.foldrejt.com në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion.
I ftuari i gazetarit Artur Nura, kolegu Imer Topanica tha se debati ka rreth 20 ditë që është bërë i madh dhe thjesht për interesa politike!
Topanica shtoi për teleshikuesit e emisionit Pa Filtra se duhen shmangur keqkuptimet botëkumtimore dhe të mos ngatërrohet Lindja me Perëndimin në një zgjedhje individuale të vajzave të Kosovës!
Toponica ju referua një sondazhi realizuar në Kosovë së fundi ku shumica absolute kish votuar pro lejimit të shamisë muslimane në shkolla, por ndërhyrjes së gazetarit Nura nëse ishte e vërtetë që shumica absolute në këtë sondazh ishte e gjinisë mashkullore? Topanica ju referua një sondazhi në Instagram ku 40% e votuesve kishin qenë vajza!
Topanica tha se raporti me fenë në Kosovë është i ndryshëm nga Shqipëria, por pa i qartësuar shkaqet dhe arsyet e këtyre diferencave të cilat janë padyshim historike dhe patriotike.
Për më shumë sugjerojmë që intervista të ndiqet e plotë në kanalin e Ntv Televizion në Youtube