Connect with us

Politike

Debate tek Siguria/ Policët janë xhepistë dhe trafikant

TIRANË– Debate të forta tek Komisioni i Sigurisë. Kryetari i Komisionit ka prezantuar ndryshimet në ligjin për Policinë Bashkiake, por kjo gjë ka sjellë debate tek të pranishmit. Deputetët e Partisë Demokratike kanë akuzuar maxhorancën se po përpiqen të kthejnë policët bashkiakë në strukturë patronazhistësh. Madje, Lefter Gështenja tha se efektivët janë xhepistë e trafikantë droge. Por, atyre iu përgjigj socialisti Toni Gogu. Ky i fundit tha se patronazhistët janë qytetarë të nderuar dhe punëonjës sociale. Akuzat e Opozitës, sipas tij, vijnë për shkak të frikës së humbjeve në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pjesë nga debatet: 

Ferdinant Xhaferraj: Ky projektligj na vjen 5 muaj para zgjedhjeve lokale. është një kuadër i ri ligjor për policinë bashkiake dukennëkuptuar që ai i tanishmi është i vitit 1997. Ishte e gjithë mundësia që kjo gjë që bëhej kur nuk kishit garë gare, në 2018, 2019. Ngre dyshime tani. Kjo për shkak se në nenin 9 i jepni 4 faqe kompetenca policiseë bashkiake. Tek 23 i ulni fare filtrat ligjorë, që nuk është më Shqipëria e 2022-shit kjp. Të gjithë këto marrin kuptim vetëm nëse 36 e hiqni fare dhe thoni i kemi detashmen të zgjedhjeve. Hiqni dyshimet që kjo polici nuk do të jetë strukturë patronazhistësh. Doni ta depolizitoni? Shtoni pikën: Policit bashkiak i ndalohet të mbështesë një strukturë politike. Ky projektligj vjen vetëm si aset i ri për të pasur një strukturë patrinazhistësh në fushatë. Po u bë kjo pika, unë e votoj. Le t’i ndalohet të shprehë bindjet. 

Toni Gogu: I nderuar zoti kryetar, diskutimi në parim ka mbaruar. Foli për tre gjëra dhe në fund propozoi shtimin e një pike. Të vendosësh një ndalesë që ju e përmendni, të thuash që të ndalohet të jesh pjesë e një fushate politike. Neni e ndalon në mënyrën se si është formuluar. Duke ndaluar që të jetë anëtar i një force politike. Ju doni të bëjmë shtesa, i bie të bëjmë copy-paste atë të Policisë së Shtetit. Ne nuk mund të heqim asgjë nga koka juaj. Atë justifikimin që gjeni ju gjithmonë për humbjen dhe e bëni këtë me njollosjen e oficerëve që i shërbejnë këtij vendi. 

Lefter Gështenja:Thuaj xhepista, pse thua oficerë të nderuar. Thuaj shpërndarës droge

Toni Gogu: Paske në mendje një polici me të cilën jemi ndarë. Atje në fund të asaj salle është një drejtues i lartë i Policisë së Shteti që i ka shërbyer këtij vendi për 40 vite.

Lefter Gështenja: S’e kam për të

Toni Gogu: Po nëse nuk e keni në përgjithësi, vijuni emra sepse po flasim për njerëz që kujdesen për sigurinë e këtij vendi në kohën që ne flemë gjumë. Ne duam që policia bashkiake të ketë një ligj më të ri. Patronazhisti s’ka lidhje me policinë, është punonjës social, më të mirin, kujdeset që t’i të kesh shërbim cilësor. Po ju shpjegoj çfarë është. Janë qytetarë të dneruar të këtij vendi që kujdeset si çdo fqinj i mirë për çdo fqinj tjetër. Frikërat e humbjes nuk ua heq dot neni, ka të tjera ilaçe për këto gjëra. 

Advertisement