Connect with us

Pinknews

Debati mes Luizit dhe Kristit

Një tjetër debat shkaktoi zhurmë në shtëpi. Këtë herë Luizi debatoi me Kristin.

Debati mes tyre si gjithnjë, kalon në ofendime të rënda. Ishte Luizi ai i cili nisi pari me provokimet dhe ofendimet ndaj Kristit.

Në debat u përfshi edhe Efi dhe Kiara, ndërsa Dea mendon se ato janë bërë treshe bashkë dhe vajzat mbrojnë Luizin.

Sipas Kristit, mënyra se si Luizi komunikon është arrogante dhe vetëm përdor banalitete.

Luizi: Budallaqja ishte Dea, sepse ashtu e përdor Kristi.

Dea: Ndërkohë ka disa javë që i thotë Kristit përse rri me mua.

Kristi: Paaftësinë që ke ti, të vish e të komentosh pasionet e mia, ndërkohë që flas me Dean…

Luiz: Të njëjtën gjë që bëre me Keisin, bërë edhe me Dean.

Ronaldo: Me ikjen e Oltës, Luizi do i japë prioriet Nitës ose Deas. Ai ka dhe një muaj lojë dhe do gjejë një kundërshtar. Ai thjesht po gjen dikë, që të shtyjë lojën.

Elvisi: Në fillim kur Luizi bëri lojën e vet, të gjithë ndenjën urtë dhe në momentin që ai shpjegoi strategjinë e vet, tani ai e shijon lojën dhe lidhjen. Tani banorët e kanë me qejf të madh që pse ai nuk po ngacmon dot askënd. Ai i bën faktorë  banorët. Kristi e kërkoi debatin.

Kristi: Unë nuk jam person që pas një debati, shkoj në ekstrem. Ti Efi mos fol për qëndrime, se njihesh për qëndrimet e tua. Elvisi thotë diçka që ka llogjikë, që ne kërkojmë njëri-tjetrin, për tu faktorizuar.

Luiz: Unë nuk e kam kërkuar asnjëherë Dean.

Kristi: Vrullin e banaliteteve unë nuk e përballoj dot.

Luiz: Nëse Kiara do ishte e treta këtu, do më vinte keq nëse Kiarën do e quanin budallaqe.

Kristi: Objekt seksual mund të bëhem dhe unë. Unë nuk e kam thënë që i shoh vajzat si objekte seksuale.

Efi: Ashtu e ke thënë.

Keisi: Do ndihesha keq.

Efi: Po, keq do ndihesha.

Kiar: Po.

Nita: Po.

Dea: Nuk jam ndjerë ndonjëherë e objektizuar nga Kristi. Fakti që Luizi i kthen situatat, nuk është problemi im.

Zhaklin: Kjo aleancë mes Kristit dhe Deas, nisi që javën e kaluar kur u futën banorët e rinj. Është normale, kanë shumë aty brenda. Unë nuk kam ndjerë ndonjë romancë mes tyre. Thjeshtë kanë ndjerë parfumet dhe kaq. Thjesht kanë krijuar aleancë për të shkuar bashkë deri në fund të lojës.

Luiz: Po e bëjnë për lojë këto, nuk ka romancë?

Dea: Jo pra, nuk ka romancë.

Zhaklin: Nuk ka patur as romancë, as puthje.

Dea: Në të gjithë qëndrimin tonë në Big Brother, Kristi më ka kuptuar dhe më ka ardhur natyrshëm të miqësohem me të.

Kristi: Ne bëmë ironi me situatën që krijove ti.

Arbër: Këtë situatë e kam parë edhe më përpara, vetëm se tani është shtuar edhe Dea. Nuk mund të them nëse ata e kanë bërë apo jo për lojë. Mendoj se mes tyre ka një aleancë, që Luizit nuk i pëlqen. Gjatë gjithë kohës, Luizi nuk mund të mos rri pa u marrë me dikë. Luizi është shumë i vëmendshëm në lojë dhe ky debat është shumë i fabrikuar.

Bledi:  Djali i tij plangprishës, Maestro tani është jashtë. Kristi ka patur luhatje. Në këtë ecje, ka meritë Kristi, Luizi, por edhe Olta. Tani që Kristi u burrërua në lojë, është vënë në lëvizje. Ai tani po tund flamurin e pavarësisë në ballkonin e lojës së tij. Kristi do Luizin, Luizi do Kiarën dhe Kiara do famën.

Advertisement