Kosova
Debati në Kuvendin e Kosovës/ Lepe – Peqe Shef
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha për shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila se “zelli i saj për tju shërbyer shefave që ka ndërru vazhdimisht, është i poshtër”.
Sipas tij, Kusari-Lila i ka shkuar prapa partive që kanë pasur gjasa t’i fitojnë zgjedhjet, vetem e vetem për të përfituar.
Ish kryeministri Avdullah Hoti, gjithashtu duke komentuar planin europian per marredheniet Kosove-serbi, tha se nuk është i favorshem për Kosovën.
Ai deklaroi se dakordimi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në bazë të planit të BE-së, dëshmon se kryeministri Kurti është mashtrues tipik.