Connect with us

Aktualitet

Debati për SPAK/ Përplasje e fortë mes Bushatiti dhe Sejaminit

Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini janë “përplasur” në emisionin “Të Paekspozuarit” për arrestimin e ish ministrit Beqaj, i cili dyshohet për korrupsion dhe një sërë veprash penale, gjatë ushtrimit të detyrës si kreu i SASPAK.

Bushati thotë se SPAK bën “koka turku” dhe nuk heton për rastet kur zyrtarët “vjedhin për Edi Ramën”, ndërsa Sejamini deklaroi se akuza e dytë për Beqajn e rëndon atë më tepër sesa rasti i sterilizimit.

Neritan Sejamini: Akuzat që i janë bërë zotit Beqaj për këtë të dytën e dënojnë më ashpër dhe i sekuestrojnë edhe pasurinë. Ndërsa për shpërdorim detyre do të dënohej më pak. Sot zotit Beqaj, i është acaruar situatë dhe rrezikon më tepër burg. Unë mendova se do të flisnim për administratën publike, ku ka njerëz që bëjnë fatura. Do të flisnim për BE që jep fonde dhe këta që i marrin korruptohen. Ky hetim ka nxjerrë shumë probleme, administratën publike, kompanitë që bëjnë fatura për qeveritarët. Janë probleme të mëdha. Ngjarja kjo është sot, domethënia e këtyre gjërave. Më mirë që zoti Beqaj u akuzua sesa të mos akuzohej. Nuk jam naiv të them se SPAK po bën drejtësinë e madhe, sikur këtu është çdo gjë mirë, mediat po shkëlqejnë dhe vetëm SPAK…

Andi Bushati: Nuk ka thënë njeri për mediat që janë “heronjtë e fëmijëve tanë” (shprehja e Yuri Kim për SPAK).

Neritan Sejamini: Ti ke halilin se çfarë ka thënë një njeri? Pse është kaq e rëndësishme një ish ambasadore që s’ka asnjë rëndësi?

Andi Bushati: Sepse opinioni po helmohet që kemi shpikur heronj që do të bëjnë drejtësi në këtë vend. Edhe kur ka korrupsion në administratë do ti sharrojë SPAK-u. Edhe kryeministri kontrollohet nga SPAK.

Neritan Sejamini: Nga nisesh ti që nuk janë helmuar njerëzit?

Andi Bushati: Sondazhet e nxjerrin SPAK institucionin më të besueshmë nga shqiptarët. Helmimi ka ardhur deri në atë pikë sa ushtarët e Edi Ramës, janë njerëzit më të besueshmë të Shqipërisë.

Neritan Sejamini: E nxjerrin me të besueshëm se Rama, Berisha, Veliaj, Top Channel, Klan, prokuroria e rrethit. Po edhe unë kështu mendoj, se është më i besueshëm se këta.

Andi Bushati: SPAK-u është pjesë e axhendës së Edi Ramës. Bën llogari me drejtësinë. Po gënjyem turmat…

Neritan Sejamini: Ti po thua, për aq kohë sa SPAK nuk ka kurajo dhe mundësi apo dëshirë për të future në burg Ramën, nuk duhet të arrestojë askënd tjetër në Shqipëri? Hajdutët e vegjël ti lërë?

Andi Bushati: Nëse është vjedhur diçka, do të zbardhësh gjithë gjënë. Kush ka marrë pjesë, po më the hajde dënojmë kameramanin, por shefin jo, nuk ke bërë drejtësi, por teatër me drejtësinë. Duke ngrënë peshqit e vegjël, është teatër. Ilir Beqja është pjesë e teatrit me drejtësinë.

Neritan Sejamini: Ti thua që Beqajn nuk e hetoi për sterilizimin se aty është Rama? Pra meqë nuk kap Ramën, me Ilir Beqajn mos merremi fare?

Andi Bushati: Ai sa bie në burg kërcënohet që po e nxorre do të shtohet dënimi. I vetmi që flet është Arben Ahmetaj që ka ikur dhe nuk ra në burg.

Neritan Sejamini: Nuk ka folur sepse po foli Ben Ahmetaj ka romane. Ti po thua, në një vend ku askush nuk denoncon korrupsionin dhe nuk e ka problem, të gjithë e pranojnë, ti ke shpresën te 7 vetë që janë prokurorë të SPAK?

Andi Bushati: Jo, dua të shfryj gënjeshtrat dhe njerëzit që i fryjnë gënjeshtrat.

Advertisement