Aktualitet
Dëborë dhe rrebeshe shiu, ARRSH del me njoftim
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka treguar se si është situata me rrugët në vend, pas reshjeve të shiut dhe përmbytjeve. ARRSH shkruan se sot ka pasur një rënie të intesitetit të shirave. Në Malësinë e Madhe vetëm aksi Dedaj-Razëm vazhdon devijimin për në rrugën alternative. ARRSH u ka bërë apel shoferëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.
NJOFTIMI I ARRSH:
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës
Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore …
Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive.