Connect with us

Politike

Deklarata e deputetit gjerman/ Reagon Doris Pack: Kriechbaum tha marrëzira në Tiranë

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar pas deklaratave të deputetit gjerman në Tiranë, Kriechbaum, i cili i quajti komentet e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës si absurde dhe deklaroi se sipas tij drejtësia duhet mbështetur e jo sulmuar. Pack në reagimin e saj shkruan se ndihet e turpëruar nga depueteti gjerman dhe deklaron se  ndjekja penale e një deputeti mund të kryhet vetëm nëse i hiqet imuniteti me votim të Bundestagaut.

“Më vjen turp që deputeti gjerman Kriechbaum u thotë pallavra televizioneve në Tiranë. E vërteta është kjo: 46% Grundgesetz-it (Kushtetutës) sonë e thotë qartë, që ndjekja penale e një deputeti mund të kryhet vetëm nëse i hiqet imuniteti me votim të Bundestagaut,”-shkruan Pack në “X”.

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU gjatë vizitës së tij 2 ditore në Shqipëri ka patur disa takime edhe në radhët e opozitës por jo me Sali Berishën, dhe arsyen e zbuloi në konferencë për mediat. Krichbaum e renditi Berishën me të akuzur të tjetër nga SPAK dhe deklaori se përpara se të takohej me të dëshironte që të mos kishim asnjë lloj akuze konkrete. Krichbaum është kundër sulmeve të Berishës ndaj SPAK dhe kërkoi që Prokuroria e Posaçme të lejohet të kryejë detyrën e saj.

GJKKO ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për Berishën, si dhe i ndalon largimin jashtë vendit, ndërkohë që në pranga u vu dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Të dy ata janë pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Advertisement