Connect with us

Rajon

Deklarata e papritur/ Millosh Vuçeviç: Nëse Vuçiç jep urdhërin ne hyjmë në Kosovë

Millosh Vuçeviç Ministri i Mbrojtjes së Serbisë në një dalje për mediat i shoqëruar nga Kreu i Forcave të Armatosura të Serbisë Milan Mojsilloviç ka folur për ngjarjet e ndodhura në Zveçan. Nga Beogradi krerët e mbrojtjes kanë folur për provat e paraqitura nga Policia e Kosovës dhe kanë dënuar sipas tyre provokimet e qeverisë Kurti.

Krerët e mbrojtjes së Serbisë pretendojnë se nuk kanë shkelur marrëveshjen e Kumanovës dhe se kanë respektuar rezolutën e OKB-së.

Nëse ushtria e Serbisë merr një urdhër të tillë nga presidenti i Republikës si komandant suprem, që njësitë e saj të hyjnë në territorin e Kosovës, ushtria e Serbisë një detyrë të tillë do ta ekzekutojë në mënyrë efikase, profesionale dhe të suksesshme”, është shprehur ministri serb.

Advertisement