Kosova
Deklarata “Mos e dh*it punën” dhe Donald Trump që as e di fare ç’po ndodh në Kosovë

Ka një entuziazëm mes shqiptarëve se Presidenti Trump ka përmendur suksesin e tij në konfliktin Kosovë-Serbi si shembull edhe për ndaljen e luftës Izrael-Iran.
Por sipas analistit Mero Bze, në fakt, është një deklaratë që duhet marrë seriozisht vetëm për vullnetin e Presidentit Trump për të qenë i përfshirë në historinë e konfliktit Kosovë-Serbi. Por nuk është lajm serioz, as për konfliktin Kosovë Serbi, as për atë Iran Izrael.
Sipas tij, kontributi më i madh i SHBA-së për Kosovën mbetet viti 1999: bombardimi i Serbisë dhe çlirimi i Kosovës. Marrëveshja e negociuar në zyrën e Trumpit është një rutinë diplomatike që ka prodhuar pasoja politike në Kosovë, por jo ndonjë bilanc domethënës në raportet mes dy vendeve.
“Është kjo arsyeja pse në Kosovë klasa politike duhet të ndërgjegjësohet për pozitën delikate ku gjendet vendi dhe për faktin se sa pak mendohet realisht për të. Interesi i presidentit Trump për konfliktin Kosovë-Serbi është gjë e mirë, sikur të ishte thelbësor. Në fakt, lehtësia me të cilën ai e përmend marrëveshjen e Washingtonit – dhe aq më tepër konteksti i përmendjes, në mes të bombardimeve Izrael-Iran – është një tregues i qartë i cekësisë së informacionit që ka për këtë konflikt. Dhe ky është një sinjal se Kosova nuk është as qendra e botës dhe nuk është më as e përkëdhelura e SHBA-së në Ballkan. Siç e theksonte Christopher Hill, një nga njerëzit me më shumë kontribute për lirinë e Kosovës në emër të SHBA-së, Amerika ka tashmë interesa të tjera në Serbi, që nuk lidhen fare me Kosovën. Dikur ambasadorja amerikane Tracy Ann Jacobson bëri një deklaratë te famshme: “Mos e dh*j punën.” Tani, në një farë mënyre, këtë tha edhe Presidenti Trump – por pa e ditur fare çfarë po bëhet në Kosovë.” – ka shkruar ne editorialin e tij me te fundit analisti Mero Baze

