Connect with us

Kronike

Deklarata para gjykatësve/ U arrestua për vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 2024 në Fushë Krujë.

42-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum.

Para gjykatës, Plaku deklaroi: “Nuk kam lidhje me ngjarjen, thjesht kam përdorur një Golf para 10 ditësh, ndaj ka ardhur policia tek unë.”

Ai u përfaqësua nga avokati i caktuar kryesisht, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por kërkesa u refuzua nga gjykata.

Advertisement