Connect with us

Rajon

Del dokumenti që lidh Vuçiç me trafikimin e drogës

Skandali ‘Jovanjica’ në Serbi ka nxjerrë në pah lidhjet e mafias me shërbimet e inteligjencë dhe sigurisë atje, duke implikuar krerët e shërbimeve si Bratislav Gasic dhe Aleksandër Vulin, e me ta direkt vet presidentin serb Aleksandër Vuçiç

Procesi gjyqësor që po mbahet ndaj Predrag Koluvija, pronar i fermës bujqësore ‘Jovanjica’ në rrethinat e Beogradit, që kur u zbulua nga xhandamëria se ishte një fabrikë masive e prodhimit ilegal të marihuanës, drodhi gjithë sistemin e inteligjencës së Serbisë.

Kreu më i lartë i agjencisë së inteligjencës (BIA), tentoi ta fshehë rastin e të mbyllë hetimin, pornuk u lejua nga inspektori i policisë Dusan Mitic, që madje në proces gjyqësor tha se ka dëshmi direkte për ndërhyrje, tentim korruptimi, shantazhi e kërcënimi nga vet krerët e BIA për të hequr dorë nga hetimi. Ai në dëshmin e tij tregoi se pronari i fermës, kur u zbulua mariuana, iu kishte thene me mburrje autoriteteve të policisë se ishte agjent i BIS-s, gjë që u vërtetua edhe gjatë bastisjes së fermës me gjetjen e një dokumenti sekret.

Ky dokument i pretenduar është publikuar dje në rrjete sociale në Serbi dhe mban datën e vitit 2019 kur në krye të ministrisë së mbrojtjes ishte Aleksandër Vulin.

Koluvija gjatë aktivitetit të tij kriminal kishte të punësuar ish agjentë të BIA-s në dhe mbrohej nga strukturat aktive të kësaj agjencie.

Një tjetër fakt që theksohet si shqetësues në opinonin publik serb është se avokati mbrojtës i Predrag Koluvija, pronar i fermës së drogës, është anëtar i kryesisë së Partisë Progresive Serbe, de fakto e drejtuar nga presidenti serb Aleksandër Vucic.

 

Advertisement