Connect with us

Aktualitet

Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa pranë urës së Mifolit

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit.

Niveli i lumit ka arritur në 7.10 metra, çka ka bërë që tre banesa pranë urës së Mifolit të jenë të përmbytura.

Ndërkohë, Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri por ka njoftuar dhe banorët e zonës, pasi sipas parashikimeve meteorologjike, në zonën e Përmetit dhe të Gjirokastrës, Memaliaj, pritet të ketë reshje të dendura shiu, të cilat mund të rrisin edhe më tej prurjet e Vjosës.

Moti i keq/ Lumi Vjosa në pikën kritike në Tepelenë! Bllokohet rruga Suhë-Poliçan, shkak dëmtimi i urës

1763625984_tepelen.jpgMoti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit ka bërë që niveli i lumit Vjosa përgjatë Tepelenës është më pak se 1 metër nga pika kritike e tij.

Si pasojë e rënieve së inerteve segmenti rrugor Salari-Nivicë, Dukaj-Kordhaj është bllokuar.

Edhe aksi Suhë-Poliçan, bashkia Libohovë janë të paqarkullueshme si pasojë e dëmtimit të urës në fshatin Suhë.

Ndërkohë në fshatrat e Dropullit problematikë mbetet furnizimi me energji elektrike.

Vijojnë problematikat në disa zona të vendit si pasojë e motit të keq. Në zonën e Tales në Lezhë, situata është alarmante. Rritja e nivelit të ujit në lagunë ka dëmtuar argjinaturën, duke bërë që uji të depërtojë drejt zonave të banuara. Gjatë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar pa ndërprerje për të forcuar argjinaturën dhe për të minimizuar pasojat. Por zona e Bregut të Matës rrezikon që të përmbytet për shkak se ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të mungesës së rrugës. Uji i lagunës po kalon në kanalin që lidhet me Hidrovorin e Tales, ndërsa janë nisur të përmbyten disa hektarë tokë bujqësore në Mylte, Tresh dhe Spiten. Situatë problematike paraqitet edhe në Mirditë, ku aksi rrugor Rrëshen–Bukmir ka pësuar shembje në disa pika, duke rrezikuar bllokimin e qarkullimit. Punëtorët dhe mjetet kanë punuar gjatë gjithë natës për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme.

Advertisement