Connect with us

Politike

Del parashikimi i Floriana Garos, erdhi dhe surpriza nga Amerika për Berishën

Një emigrant anonim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë përsipër të paguajë 6 milionë dollarë të kontratës së lobimit për heqjen e non-gratës së Berishës, sipas Partisë Demokratike.

Ai është Nuredin Seci, një 72-vjeçar nga Tropoja, i cili prej vitesh jeton në Nju Jork. Seci, në Shqipëri rezulton të ketë qenë elektricist, ndërsa si hobi ka alpinizmin.

Madje për kontributin ne sport, në vitin 2022, ka marrë edhe titullin qytetar nderi të Bashkisë së Tropojës. Këtë titull ia ka dorëzuar kryebashkiaku socialist, Rexh Byberi.

Nuredin Seci, figuron në disa shoqata patriotike. Ai është anëtar i kryesisë së degës, Vatra Mëmëdheu në Nju Xhersi si dhe koordinator i një gazete për Alpet, por në kontratë ai është shfaqur vetem si përfaqësues i një fondacioni me emrin “Make Albania Great Again”.

Ky fondacion rezulton të jetë vetëm një fantazmë, pa asnjë adresë, faqe zyrtare apo anëtarë. Pasi Partia Demokratike, pretendoi në reagimin zyrtar se emigrantët shqiptarë nëpërmjet këtij fondacioni do të derdhin 6 milionë dollarët.

Vetë Nuredin Seci, përveç profesionit si elektricist dhe hobit si alpinist, nuk rezulton të ketë tjetër zanat, ndërsa mësohet të ketë një jetë modeste në një banesë të thjeshtë.

Përzgjedhja e këtij 72-vjeçari në këtë kontratë lobimi nuk është rastësi, ashtu si nuk duken rastësi edhe udhëtimet e shpeshta të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Berishës drejt SHBA, muajt e fundit.

Në kontratën e nënshkruan me Continental Strategy, theksohet se klienti i marrjes së shërbimit është vetëm Partia Demokratike, dhe jo Nuredin Seci, ndërsa selia blu nxitoi të sqarojë se është palë e tretë, dhe vetëm ka rënë dakord me firmën e Flamur Nokës.

Para dy ditesh, zerhenesja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, konfirmoi se një surprizë do të vijë për PD në këtë garë elektorale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Garo nuk dha më shumë detaje për këtë temë: –  “Prisni dhe do të shihni”, u shpreh Garo që mes të tjerash tha se non grata për Sali Berishën pothuajse është hequr nga Shtetet e Bashkuara.
Advertisement