Connect with us

Kronike

Del VIDEO/ 8-vjeçari u përplas teksa po çonte lule te varri i nënës

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të regjistruar mesditën e të enjtes së 31 Tetorit në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë, ku humbi jetën një vogëlush 8-vjeçar Enjo Tabaku.

I mituri po qëndronte në anë të rrugës, kur dy automjete, një tip “Volkswagen” dhe një “Audi” u përplasën me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një prej makinave përfundiu jashtë rruge, duke përlasur 8-vjeçarin.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga JOQ, aksidenti ka ndodhur në orën 13:53 minuta, ku pas aksidentit të gjithë të pranishmit aty të tmerrruar me vrap shkojnë tek i mituri, teksa nuk mungojnë as të brtiturat.

Banorët e zonës kanë treguan një detaj të trishtë, pasi i mituri prej 3 ditësh blinte lule për t’i çuar në varrin e nënës së tij.

Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident. Ndërkohë, Policia e Elbasanit njoftoi se ka arrestuar dy persona në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën një 8-vjeçari.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e një prej automjeteve. Aksidenti ndodhi në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 30 kilometra në orë, si dhe ka tabela që sinjalizojnë për afërsinë me shkollën.

Advertisement