Connect with us

Shkrime

Demokratët janë sot siç i do armiku

Nga Agron Gjekmarkaj

Prej kohesh kam marrë një vendim per të heshtur të cilin po e thyej sot nga trishtimi i një dite që perkujtohet si festë.

PD festoi dy herë gjatë kesaj dite themelimin e saj.Njehere edhe rithemelimin kah fillimi i mbremjes.

Personalisht mora pjesë në “festen” e parë atë më të voglen, e cila edhe tallet, perqeshet e sulmohet.

Po e filloj nga aty. Na nderuan me pjesmarrjen e tyre shume njerez me kontribute në PD , shumë prej atyre që s’kanë perfituar kurrë asgjë, as poste e as lek se me keto matet suksesi në Shqiperi.

Sigurish perfituesit nuk munguan. Mbase dhe ne që u bëmë deputet jemi të tillë.

Shumë prej tyre se kanë parë lidhjen me Pd si çeshtje të ngushtë të interesit personal ndonjë veç si të tillë e ka parë.

Dikush më pa shtrember se kam kerkuar që Lulzim Basha të mos rikthehet më, të mos therrasë njerez poshtë e perpjetë duke i genjyer që gjërat do të ndryshojnë shpejt.

Se në Maj apo Shtator do ndodhë një gjë dhe e drejta si gomari ngarkuar do kthehet në shtepi. Asgjë nuk do të ndodhë.

Basha lejoji që të ishte një kukull në duart e Sali Berishes! Një depersonalizim i papranueshem për një individ që ka ënderruar të qeverisë Shqiperinë.

Basha administroi një parti të madhe, me mbeshtetje dhe u mund në çdo beteje dhe nuk bëri beteje as kur duhej, ndado që i erdhi nga jashtë e nga brenda.

Edhe betejen me Berishen shpresoi që t’ja bënin të tjeret deri në fund. Madje dhe tani i duket mundim i madh dhe i iken si djalli temjanit.

Sot PD “zyrtare” është pezull me grup parlamentar e ndjekes dhe askush nuk merr persiper ta prese nyjen gordiane, të bëjë divorc politik me Lulzim Bashen ( jo njerzor) e të fillojë jeten politike.

Basha me gjasë po pret të kthehet të marrë një gjë e cila nuk do të ishte aq e vogel nese ai nuk e neperkemb per ambicje personale. Ajo që pretendon të marrë ai do jetë në fund një vulë e me të ne xhep te nxitojë me kapë një mundesi negocimi me Sali Berishen. Ambicje e pavend, e pafre e pandershme.

As demokratet as Shqiperia si ka me asnje detyrim atij.

Të gjithë ata që besojnë se kanë bërë gjënë e duhur duke mbajtur kete qendrim duhet të mendojnë për një drejtues, për një opozite të re dhe të shkeputen nga asgjëja pritese e Lulzim Bashes.

Une e di që Bardhi, Alibeaj apo Tabaku nuk janë në këtë hulli po me heshtje po krijojnë pershtypjen se po lejojnë një kthim të pavend veç per interesin e një individi e asgjë më shumë.

Pasdite në shtepi ndoqa “festen” e dytë të PD. Një ish bashkëpunetor i deklaruar i sigurimit të shtetit doli dhe ju dha gajret demokratve.

Aty ishte Berisha si tash 32 vjet padiskutim një lider i fortë që na ka dhënë emocione dhe zhgenjime. Por edhe një lider që e ka konsumuar kohen e tij.

Të gjithë folesit kujdeseshin ti serviloseshin atij. Secili prej tyre ka kuptuar që ajo copë ndoshta më e madhe se tjetra është një pronë private e tij dhe familijes së tij.

Gjithmonë që kur jam shfaqur në piacen publike kam dashur të gjykohem për atë që them keq dhe mire po ashtu në PD!

Në fakt në këtë parti gjykohesh sipas deshires së pronarit. Shan ai?! Shajnë të gjithë ndjekesit e tij. Levdon ai levdojnë të gjithë ata që i shkojnë pas për emocion apo interes. Kjo ndjesi me shkakton neveri.

Në festen e dytë nuk mungon asnjë që ka perfituar, që nga hiçi ka marrë emer, që nga i varfer është bë i pasur, sigurisht edhe shumë demokratë e qytetar normal të cileve Berisha ju ofron mirazhin e fitores.

Shoh aty Berishen gati 80 vjeç, të gjithë ata që e dinë si e çfarë i pelqen atij, që me folklorin, korrupsionin apo servilizmin e tyre e bënë PD humbese, të vogel e më keq e konsideruan veten si punonjes me meditje në një pronë. Ndonjë në hierarkinë e lartë mund të quhet edhe idiot me flatra.

Tani që shkruaj po flet djali i një gjykatesi që ka denuar klerin me vdekje gjatë komunizmit. Turbullim i madh.
Të gjithë bashkë në atë sallë ne që nuk ndoqem Sali Berishen per interes personal na quajnë të shitur, të blerë të Edi Rames. Paradoks i madh megjithse si kam futur doren ne xhep askujt as per kafe as per dreka as per rryshfete as per tendera, edhe pse s’kam askund vila e dyqane apo llogari bankare si shumica e atyre që ndjekin Doktorin e që vete ai i ka lejuar të jenë të tillë flasin per revolucion. Po ju tha Doktori qe jam i shitur e thonë pa pertim e me shpejtesi.

Komike po edhe tragjike duke pare kohen ku jetojme. Gjëra të shemtuara kanë ndodhur këto kohe.

Sali Berisha goditet me grusht në nje manifestim publik një gjë e ndyrë, e poshter dhe destabiliuese bash diten kur Europa ishte ulur këmbekryq në Shqiperi duke pranuar identitetin europian të shqiptarve si kurrë më parë. Nuk ishte aspak e rastesishme.

Nuk ishte thjeshtë një i prishur mendsh që e beri nëse analizojmë dinamiken.

Berisha dhe ndjekesit e tij thanë e bëri Edi Rama. Duke e njohur narcizmin e Kryeministrit në një ditë si ajo e samitit veshtirë të besohet se ai kishte interes për një gjë të tillë.

Duke pohuar ketë unë i bie perseri të jemi i shitur tek Edi Rama po s’kam ç’ bej ende i kam të shënjta mendimet e mia.

Por Rama duhet ti japë fund gjuhes degradues, fyese dhe konfliktnxitese me opoziten sepse shoqeria shqiptare po tendoset nga lufta politike nga, varferia dhe korrupsioni, nga shpopullimi. Një Kryeminister që e do vendin e tij e kafshon gjuhen dhe i lidh zagaret.

Mundet, duhet.

Po kaq keto ditë u shemb një biznes, hoteli “Prestige”. Një veprim mbreslenes arrogance dhe imponimi, një gjest force që tregon se pushteti është mbi shtetin se media e lirë është nën presion të vazhdueshem.

Një ditë ne do i paguajmë leket e hotel “Prestige” siç ja paguam pallatit të Lulzim Bashes pasi gjykata nderkombetare foli. Ato lek do dalin nga xhepat tanë. Po kjo nuk duhet të ndodhe më. Shteti duhet të monitorojë çdo ndertim dhe jo çdo ndertim të shnderrohet në mjet shantazhi.

Shqiperia sot ka nevojë për një Opozite të bashkuar, të re dhe jo për një bashkim njerzish të plakur në politike, pasanike prej saj, të padurueshem prej saj.

Edi Rama në kulmin e fuqise së tij nuk rrezohet me “revolucion” bolshevik, po me njerez të rinj e ide konkurruese, me njerez të ndershem, të pakapur nga e kaluara, me modele morale, intelektuale e profesionale. Nuk ndodh kjo me persona që tek ambicja e pa fre e materializmit shohin persepektiven e se ardhmes.

Sali Berisha është histori politike dhe faktor politik me peshe elektorale ndonese i anatemuar nga perendimi. Gur i madh politik mbi shpinë ky.

Lulzim Basha është po shumë shumë më më pak ! Të dy bashkë dhe të dy veç e veç nuk e bënë PD-në fituese. Por të dy nese lënë menjanë egoizmin personal, Berisha atë të madhin me dëm po kaq, Basha të voglin më dëm të madh dhe kontribojnë që PD të bashkohet, me garë të të zgjedhe një lider të ri perbashkues, i japin ketij vendi një mundesi per ndryshim. Të dy janë e kaluara, njëri fituesve humbes, tjetri veç humbes.

Deklarata patetike e Bashes sot dhe fjalimi i riperseritur i Berishes frymezojnë shumë pak vetem njerzit e dy sallave po jo pertej tyre. Si janë sot demokratet? Fiks si i don armiku. Këtë nderë jua bëri Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ata nese duan ndryshim e pushtet duhet ti tejkalojnë të dy. Nese nuk ndodh kjo 33 vjetori do të jetë dhe më i trishtë, Berisha më i plakur dhe Basha më i padurueshem.

Advertisement