Aktualitet
Denaj: Strategji për rritjen dhe nxitjen e përthithjes së investimeve në rajon.
Zhvilluam takimin me Bordin Menaxhues të Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF), i përbërë nga Kryetarët e Dhomave të Tregtisë të 6 vendeve të Rajonit.
Ky forum përfaqëson rreth 350.000 kompani të rajonit, ku krijon mundësi të reja midis sipërmarrjeve, si edhe përmirëson klimën e biznesit dhe invesimeve në tregjet e Ballkanit Perëndimor.
Qeveria shqiptare ka implementuar strategji për rritjen dhe nxitjen e përthithjes së investimeve në rajon, si dhe ka ndërmarrë mjaft nisma ligjore dhe fiskale për të rritur lehtësimin e tregtisë mes vendeve.