Kronike
Dënohet me burg ‘Luanesha e Ballkanit’, pjesë e organizatës terroriste
Bleona Tafallai, shqiptarja nga Kosova 21-vjeçare është dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Milanos e akuzuar për vepra terroriste. Mediat italiane raportojnë se Tafallari u arrestua dy vite më parë pasi u zbulua se ishte anëtare në shoqatën terroistë ‘Luanët e Ballkanit’.
Përveç kësaj, në janar të vitit të kaluar ajo ishte e martuar me një ‘muxhahidin’ një 21-vjeçar nga Kosova, i cili kishte lidhje me bombarduesin e Vjenës Kujtim Fejzullahi dhe më shumë se 2000 biseda që nuk lanë asnjë dyshim, sipas aktakuzës, për anëtarësimin e tij në ISIS.
Në pyetjen para gjyqtarit e më pas edhe prokurorëve, e reja mbrohej gjithmonë duke shpjeguar se nuk kishte bërë asnjëherë propagandë, se nuk e kishte menduar asnjëherë “të bëhej kamikaze, as të shkonte për të luftuar”.