Connect with us

Aktualitet

Denoncim i ri për mjeken e Onkologjikut: Na mori 1 mijë euro, djali vdiq…

Lorenc Muka ishte një nga pacientët e mjekes Alketa Pere.

Ai humbi jetën në Francë. E ëma, kujton me detaje përplasjet me mjeken, që disa vite pas vdekjes së djalit, e pa në ekrane të shndërrohej kryelajm.

“Kur kam parë atë doktoreshën aty që thoshte më kanë sjellë një tufë me lule apo më kanë dhënë 10 mijë lekë, unë kam një motër, motra ime vinte përditë, çdo tre ditë takonte doktoreshën të xhepi i saj i futeshin 100 mijë lekë 200 mijë lekë sepse mjekja nuk vinte në katin e tretë që ta shikonte Florenc Mukën që po luftonte me jetën. Kur vinte motra ime që e takonte i fuste lekët te xhepi, e vetëm atëherë ajo vinte lart, vetëm nga motra ime ajo ka marrë më shumë se 1 mijë euro.

 

Advertisement