Connect with us

Politike

Denoncimi i deputeti të PD: Fshatrat e Këlcyrës prej disa ditësh pa ujë

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar se Podgorani i Këlcyrës është pa ujë prej ditësh.

Më tej deputeti demokrat thekson se në Këlcyrë ujësjellsat janë vetëm për të vjedhur.

Postimi i Tritan Shehut:

Ne Kelcyre ujesjellesat, vetem per te vjedhurPodgorani pa uje prej ditesh, perseri.

Kur nje “ujesjelles” i ri perfundoi 6 muaj me pare!

Fondet “avulluan”, sic ka ndodhur aty dhe ne Bashkine e Kelcyres ne vazhdimesi me ujesjellesit.

Dhe SPAK, prokuroria etj, vetem “flene”, megjthese dosjet i kane.

Ashtu si u zhduken pa sjelle uje mbi 1 M E, qe u perdoren per “ujesjellesin” e qytetit…

Por qe ne fak sherbeu vetem si burim “shatrivanesh”, shkaterrues rrugesh.

Per te shkuar me tej tek ajo depoja misterioze e grumbullimit te ujit, qe ngeli gjithmone bosh ose plot me baltra.

Kudo keshtu ne ate Bashki, ku vjedhja nepermjet ujesjellesave eshte kthyer ne “profesion”!

Ne fakt me te gjitha investimet eshte e njejta tablo.

Sepse vetem vidhet e qytetaret ngelin pa uje, pa…..

Ndersa Kryetari i Bashkise i perfshire ne keto e shume te tjera “bema”, vazhdon te shkoje ne zyren e uzurpuar me ndihmen edhe te “patericave” aty.

Sepse drejtesia vazhdon te “pilotohet” politikishit.

Advertisement