Politike
Denoncon në FBI mikun e Berishës/ Kokalari: Më ka kërcënuar me jetë
Aktivistja Evi Kokalari thotë se ka denoncuar në FBI një mik të Berishës, pasi ka marrë kërcënime me jetë nga ai.
E gjitha kjo, sipas Koklarit, ka ndodhur pasi ajo është shprehur se Berisha mund të jetë idhull për të (mikun në fjalë), por jo domosdoshmërisht për vet Kokalarin.
“Ah, më kujto të të tregoj për një mikun tonë, në fakt më shumë tuajin, që në fakt u mundua të më trëmb rrugës se i thashë që ti mund të jesh idhull për ata, jo domosdoshmërisht për mua. E denoncova në FBI meqë kisha dhe dëshmimtar, se helbete si Amerikane s’kam pse e lë veten të ekspozuar ndaj njerëzve që jo vetëm më kërcënojnë jetën por kanë dhe kapacitetin ta bëjnë.” shprehet Kokalari.
Kokalari përgjatë statusit të saj teksa shprehet edhe për çështjen e inceneratorëve, thotë se Berisha i hakërrehet vetëm kryebashkiakut Veliaj, por Ramës shumë rrallë.
Postimi i Kokalarit
I dashur z. Berisha, i vetmi problem në këto që shkruan është që ana tjetër e medaljes së inceneratorëve janë Arben Ahmetaj dhe me të Ilir Meta, me të cilin ju jo vetëm bëtë koalicion, por i dhatë të gjithë kandidatët tanë për bashkitë dhe votat e tyre.
Po e çoj një hap më tej këtë temë – Ilir Meta e ka ditur planin për të futur në funksionim inceneratorët në Shqipëri që në 2013, sepse Edi Rama e ka pasur si vizion që atëherë dhe ja ka thënë. Nuk mund të them nëse kjo qe arsyeja pse Meta e shiti PD po atë vit, gjithsesi pak rëndësi ka arsyeja – dëmi u bë!
Ironia është se momentalisht duket sikur ju po luftoni betejat e Ilir Metës. Në fakt keni kohë që i bini vetëm njërës anë, siç bënte Monika Kryemadhi me Belind Këlliçin. Stafetën tashmë ja u lanë juve sepse Këlliçin e dogjët si vegël negocimi në zgjedhje dhe nuk është as në parlament, dhe Monika ja la drejtimin e LSIse Ilir Metës. Çuditërisht Meta nuk është kaq agresiv për inceneratorët sa jeni ju, që më lë të mendojë se ka një lloj frike nga Rama.
Dhe ju vetëm Velias i bini për inceneratorët, Ramës shumë rrallë, në mos fare. Besoj kjo ishte dhe arsyeja që Veliaj nxorri zarin e tij, Qorrin, që të na tregojë kullën e Shtufit e të thotë: “Ja ku e keni o budallenjë.”
Në fakt, qorrët e vetëm këtu ishim ne.
Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion. Nëse Veliaj gënjen, dhe nëse zgjedhjet e fundit s’kanë asnjë lidhje me kullën e Shtufit, atëherë duhet të çoni në gjyq për shpifje Erion Veliaj, Mero Bazen, Lulzim Bashën por dhe mua. Në fund të fundit, ju lejuat Belind Këlliçin të më padisë në gjykatë për shpifje që ju e dinit shumë mirë vetëm shpifje nuk ishin. Por ndoshta kundrejt dëshirës tuaj ju desh të më sakrifikonit sepse në atë moment, vetëm Këlliçi ju duhej dhe ju zgjidhte pazaret. E për më tepër, duke ekspozuar Këlliçin, pa dashje po prishja balancat e pazareve që po bëheshin në kurriz të rithemelimit dhe mbas dyerve të mbyllura.
Sot, shumë gjëra janë super të qarta për mua. Uroj së shpejti të qartësohen të gjithë. Në fakt do shkruaj më gjatë në të ardhmen, më shumë për foltoristët që të kuptojnë siç duhet dinamikat dhe për më tepër veprimet e mia që nga Nëntori i kaluar që patem dhe takimin e fundit. Atyre ju detyrohemi të gjithë një shpjegim.
Nejse, kur të jem në Tiranë, nëse dëshiron, ulemi dhe të mund t’ju shpjegoj dhe juve çfarë hoqa nga Këlliçi, monstrat e Metës këtu në Amerikë, portalet e kokainës që financoheshin nga Ahmetaj, por dhe nga degjenarata e tritolit që e vure në krye të gjykatës së foltores dhe ironikisht në emër të lirisë së fjalës e justifikove për shpërndarjen e fotos së fallcifikuar sikur kisha dalë me Veliajn, a thua se isha unë e shitura.
Në fakt, Këlliçit dhe i dola hakut me ekspozimin e mashtrimit të diplomës, pavarësisht që foltoristëve s’kisha për t’ja bërë kurrë këtë po të mos isha e sigurt që ju vetë e kishit lënë Këlliçin në tavolinën e pazareve. Shumë më keqkuptuan, por rëndësi ka që ju më kuptuat mjaft mirë – sepse ashtu si ju, dhe unë luftoj agresivisht dhe s’ka njëri që mund të më imponohet apo të më trëmb rrugës.
Ah, më kujto të të tregoj për një mikun tonë, në fakt më shumë tuajin, që në fakt u mundua të më trëmb rrugës se i thashë që ti mund të jesh idhull për ata, jo domosdoshmërisht për mua. E denoncova në FBI meqë kisha dhe dëshmimtar, se helbete si Amerikane s’kam pse e lë veten të ekspozuar ndaj njerëzve që jo vetëm më kërcënojnë jetën por kanë dhe kapacitetin ta bëjnë