Politike
Deputeti demokrat: Dumani, prokuror me integritet dhe i pakorruptuar
Njeri me integritet, profesionist shumë i mirë dhe i pakorruptuar. Kështu e ka cilësuar deputeti demokrat Dash Sula, kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, sipas të cilit është fat që ndodhet në krye të atij institucioni.
“Po ju garantoj që Dumani është njeri me shumë integritet, shumë profesionist i mirë dhe i pakorruptuar dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë. Është fat që e kemi në krye të SPAK. Ndihet fort dora e SPAK tani si po funksionon pavarësisht se ligji për prokurorinë ka një ndryshim total, por kompetencat si drejtues i SPAK i u ushtron me përgjegjësi të madhe”.
Po meritën për funksionimin e këtij institucioni, deputeti demokrat ia njeh edhe presionit ndërkombëtar, kryesisht amerikan, që sipas Sulës pa ta, kjo strukturë nuk do të ekzistonte.
“Po të mos ishin amerikanët ta harrojmë se do ekzistonte një strukturë si SPAK-u. Reforma është bërë jo në kuptimin e diktatit, por duke parë zullumin e korrupsionit kishte ardhur momenti dhe presioni i ndërkombëtarëve ka qenë shumë i madh se korrupsioni po përfundonte në çdo qelizë të këtij shteti”.