Rajon
Deputeti gjerman: Nëse Serbia do të humbiste ekuilibrin e saj, kjo do të kishte pasoja për të gjithë rajonin
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/iii.jpg)
Deputeti gjerman i kristian demokratëve Peter Bayer u tha autoriteteve në Beograd se qytetarët serb duhet të thonë fjalën e tyre.
Në një intervistë për DW, ai shtoi se edhe investitorët gjermanë janë të interesuar për stabilitetin në Serbi.
Situata në Serbi po monitorohet nga afër, tha për DW Peter Bayer dhe se “Kompanitë gjermane janë shumë të interesuara të investojnë në të gjithë rajonin dhe Serbia është një vend kyç në Ballkanin Perëndimor”
“Nëse Serbia do të humbiste ekuilibrin e saj, nëse në vend të stabilitetit politik do të mbizotëronte paqëndrueshmëria politike në atë vend, kjo do të kishte pasoja për të gjithë rajonin,” theksoi deputeti gjerman
i cili u takua gjithashtu me ministrin serb të financave Sinisa Mali.
Ai tha gjithashtu se përcolli interesin e tij për të siguruar që “stabiliteti dhe demokracia” të mbizotërojë në Serbi.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)