Connect with us

Rajon

Deputeti serb: Ja pse Hill po mbështet regjimin mafioz të Vuçiç

Deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Srdjan Milivojeviç, ka deklaruar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, duhet të ndryshojë retorikën e tij ndaj “regjimit mafioz në Serbi të udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç”.

Milivojeviç deklaroi për agjencinë e lajmeve Beta se nuk do të pajtohej me deklaratën e fundit të ambasadorit amerikan se “marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë po përparojnë në fusha të ndryshme”, por se është e qartë se retorika e ambasadorit Hill, i cili, sipas deputetit serb, shumë shpesh i jep vlerësim një regjimi të dëshmuar tashmë si mafioz i udhëhequr nga presidenti serb.

Ai ka deklaruar se si mund të forcohet bashkëpunimi kur SHBA-të i vendosin edhe sanksione drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë, Aleksandër Vulin, për trafik droge, kontrabandë armësh dhe shpërdorim detyre publike.

Sipas tij, politika e administratës amerikane ndaj Serbisë nuk mund të shihet përmes deklaratave të ambasadorit Hill.

Milivojeviç theksoi edhe se në mediat perëndimore kohët e fundit janë shfaqur një numër i madh artikujsh kritikë për regjimin në Serbi dhe lidhjen e presidentit Vuçiç me krimin e organizuar.

“Vuçiç për një fare kohë ka gënjyer me mjeshtëri dhe ka mashtruar diplomatët perëndimorë dhe mediat, por ajo maskë tani ka rënë dhe pardesyja radikale mbi të cilën ka veshur një frak evropian dhe një kravatë është zbuluar sërish” – deklaroi Milivojeviç

 

Advertisement