Connect with us

Bota

Deputeti turk ndërron jetë, dy ditë pas atakut kardiak që pësoi në Parlament

Ka ndërruar jetë deputet i opozitës turke, dy ditë pas një ataku kardiak të papritur që pësoi teksa fliste në parlament për Izraelin, dhe lidhjet e tij me partinë e Erdogan. 53 vjeçari Hasan Bitmez, deputet i partisë Islamiste Saadet Partisi, ose Partia e Lumturisë, ka vdekur në spitalin e Ankarasë, njoftonte ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca.

Bitmez humbi ndjenjat papritur në foltoren e Asamblesë pasi foli rreth 20 minuta të martën. Ai u ndihmua nga deputetët e tjerë kur humbi ndjenjat para se të dërgohej në spital në gjendje “shumë të rëndë”.

Në fjalimin e tij që u ndërpre papritur nga ataku kardiak, ai akuzonte Izraelin për humbjet e jetëve në Palestinë dhe mbante një pankartë ku shkruhej: “Izraeli vrasës/ Bashkëpunëtori i tij, AKP”, duke iu referuar partisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Advertisement