Pinknews
Deputetja e PD: Jam në një lidhje prej dy vitesh, por nuk i takoj prindërit e tij
Deputetja e PD, Ori Nebijaj, e cila shfaqet dhe si analiste e Big Brother, teksa diskutonte për takimin e Heidit me prindërit e Romeos, i cili u cilësua si “i ftohtë” nga banorët dhe prej një pjese të publikut, deshi apo jo, konfirmoi lidhjen e dashurisë. Ajo tregoi se ka 2 vite e lidhur, por sërish ka siklet të takojë prindërit e partnerit.
“Kam dy vite me të, por sa herë vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, u shpreh Ori, e cila mesa duket e ka bërë serioze lidhjen.
Ajo tregoi edhe konceptin e saj për dashurinë, duke u shprehur: “Dashuria nuk është e ngurtë, nuk është një objekt që ti e prek. Ajo është një gjë që rrjedh, ndryshon, rritet, zvogëlohet, amplifikohet dhe merr trajtat e veta”.
Ori është një prej personazheve publikë më të rezervuar dhe iu desh një situatë e shumëpërfolur brenda “BBVA 3” që të rrëfente se dikush i ka rrëmbyer zemrën.