Politike
Deputetja e PD: Mbeta shtatzënë kur isha studente
Depuetetja e PD, Orjola Pampuri ka bërë sot një rrëfim ndryshe, teksa diksutohej për marrëdhënien në martesë.
Deputetja ka treguar se kur ishte 22-vjeçe, ende pa markuar ka mbetur shtatzënë me bashkëshortin e saj.
Ajo tregoi se edhe pse kishin vështirësi ekonomike, arritën të merrnin një shtëpi dhe të niste jetën me bashkëshortin e saj, teksa tha se djali, Endri i mësoi të bëheshin prindër.
“Unë jam bërë nënë 22 vjeçe ndërkohë që isha studente, ndërkohë që isha studente, ndërkohë që kisha një jetë të bukur me shoqërinë. Menjëherë pasi u njoha me bashkëshortin mbeta shtatzënë. Patëm një periudhë njohje, pastaj pa u martuar mbeta shtatzënë.
Normalisht na duhej të blinim një shtëpi. Kushtet nuk i kishim, sakrifikuam të dy, me ndihmën e familjeve. Filluam një jetë bashkë dhe ty filloi një realitet tjetër për mua. Unë nuk kisha mundësinë të llogarisja sa përqind ka im shoq dhe sa përqind kam unë. Ishim të dy për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kur lindi djali ishim të tre.
Ai na mësoi si të bëhemi prindër, ne mësuam si të jemi bashkëshort dhe se si të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe unë them se Endi ne na ka mësuar të jemi prindër”, tregoi Pampuri për emisionin “Rudina”.