Connect with us

Sport

Derbi me Tiranën/ Tre lojtarë të Partizanit rrezikojnë në rast se ndëshkohen me….Dinamon

Përveç mungesave të shumta, Partizani do të duhet të ruhet edhe për kartonët në ndeshjen që do të zhvillojë ndaj Dinamos të hënën në “Arenën e Demave”.

Janë plot katër lojtarë, që në rast se ndëshkohen me karton të verdhë ndaj “nëndetëses”, do të jenë të pezulluar për derbin ndaj Tiranës, ndeshje shumë e rëndësishme për ecurinë dhe gjendjen psikologjike të skuadrës.

Valentino Murataj u ndëshkua me të verdhë në 24 minutat e luajtura ndaj Egnatias para ngjarjes tragjike të Duamenës, duke shkuar në kuotën e 3 kartonëve të verdhë. Në të njëjtën situatë janë edhe David Atanaskoski, Adnard Mehmeti dhe Maget Gueje.

Advertisement