Connect with us

Kosova

Derek Chollet përgëzon Kurtin

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka uruar për marrëveshjen e arritur me Serbinë më 18 mars në Ohër dhe kete e ka bere perms një bisedë telefonike që ai ka zhvilluar me kryeministrin e Kosoves

Albin Kurti shkruan se Chollet e kishte pergezuar, duke pranuar që bisedimet ishin bisedime të gjata dhe të vështira

“Marrëveshja themelore dhe aneksi, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë gjendjen në terren dhe kushtet”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt janë pajtuar për Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, apo siç njihet edhe si propozimi evropian për normalizim. Më 18 mars, palët, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtim për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Advertisement