Bota
Dërgim i trupave në Ukrainë? Sondazhi tregon numër të lartë kundërshtimi edhe nga mbështetësit e Macron
Sipas një sondazhi 76% e francezëve janë kundër dergimit të trupave në Ukrainë. Sondazhi u publikua nga televizioni francez CNews.
Nga ky sondazh është vënë re se përqindja më ë larte e atyre që kundërshtojnë idenë e Macron janë votuesit e djathtë. Ndërsa votuesit e partisë së Macron janë kundër në një masë 68%.
Ky numër i madh votuesish që janë kundër është homogjen pra nuk ka dallim socio-profesional apo gjinor. Ndërsa nga profili moshor vihet re se të anketuarit e moshës 50-64 vjeç shfaqin kundërshtim 13 % më të lartë se ata të moshës 18-24 vjeç.