Sport
Dërgoi Kombëtaren në Europian, Sylvinho pajiset me pasaportë shqiptare. Trajneri: Jam puro
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është qytetari i ri i Shqipërisë. Tekniku brazilian i kuqezinjtë është pajisur me pasaportën shqiptare, me Sylvinhon që ka deklaruar diçka të tillë nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është prezent.
Më pas, Sylvinho shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, dëgjohet të thotë trajneri i Kombëtares.
Nuk mungojnë as batutat me kryeu ne qeverisë, Edi Rama, ku ky i fundit nuk i lë zgjedhje alternative: “Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”.