Connect with us

Rajon

DESHTOJNE PROTESTAT/ Gazetari gjerman shuan çdo shpresë të opozitës serbe

Opozita ne Serbi doli sërish në rrugë, por realiteti është krejtësisht ndryshe… Ndërsa protestat në Autokomanda tentojnë të krijojnë pamjen e pakënaqësisë, e vërteta është krejt e kundërta – populli është ende me presidentin Vuçiq.

Gazetari gjerman Mihael Martens, duke folur per situaten ne Serbi tha se nuk ka shanse të bjerë qeveria dhe se presidenti Vuçic ka forcë dhe mbështetje te amdhe që opozita nuk mund ta arrijë.

Në një intervistë që bëri jehonë në media, Martens theksoi se skenari i protestave masive që duan të rrëzojne qeverinë serbe nuk është realist. Ai tha se Opozita eshte strategji dhe lider, dhe nuk arriti të mobilizojë zemërimin popullor. Sipas Martens, qytetarët e Serbisë i besojnë presidentit të tyre.

“Këto protesta nuk mund të krahasohen me ato të vitit 2000, kur derdhja masive e qytetarëve në rrugë dhe mobilizimi i qartë i opozitës solli rënien e regjimit të atëhershëm. Sot, megjithatë, rrugët nuk janë të përmbytura nga energjia që mund të shkaktonte një përmbysje të tillë.Opozita, në vend që të jetë e organizuar dhe me një lider specifik, ende po bredh ne askund, ndërsa Vuçici me mbështetjen e qëndrueshme të popullit tregon se nuk kërcënohet fare nga bllokadat. Edhe pse protestat sot po zhvillohen me shumë energji, është e qartë se ato nuk po mund të kthehen në një lëvizje masive si ajo e vitit 2000” – deklaroi Martens

Sipas tij, përderisa opozita bashkë me mediat fantazojne për trazira, Vuçic qëndron fort në fronin e pushtetit.

Advertisement