Politike
“Dështuam se na shitën tanët”/ Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule hedh dyshime mbi zgjedhjet e 11 Majit

Vangjel Dulen bashkohet në një pikë me Sali Berishën: Në 11 maj nuk kishte zgjedhje, por ndryshe nga aleati i tij, ai nuk flet për farsë.
Dule: Për vlerësimin tonë, nuk ka pasur zgjedhje në 11 maj. Ka pasur një proces tjetër, sfida është për gjuhëtarët t’i gjejnë një emërtim.
Në qarkun e Vlorës, ku Vangjel Dule kandidoi Partia Demokratike dështoi të ezauronte listën e mbyllur. Kreu i PBDNJ-së beson se ka ardhur koha që opozita të kthejë gishtin e përgjegjësisë nga vetja.
Dule: Dështuam, sepse edhe njerëz nga radhët tanë u blenë, apo ranë viktima të presionit. Apo edhe fenomene të tjera, të cilat kanë të bëjnë me divergjenca brenda kampit opozitar. Imagjinoni për një moment nëse vota opozitare do të ishte e unifikuar. Por dhe ky fenomen i përçarjes opozitare është objektiv dhe rezultat i politikave qeveritare. Është investuar qeveria në perçarjen e opozitës.
Në këto kushte, Vangjel Dule është i bindur se protestat duhet te ishin të pandalshme, por një skenar i tillë nuk është në planet e afërta të lidershipit demokrat.
Dule: Mos prisni dhe nuk duhet të presim që të na thonë se zgjedhjet ishin të pa pranueshme dhe duhet të përsëriten. Autokracitë nuk luftohen me oratore por me zgjimin e qytetarëve. Në çdo vend tjetër pas një procesi të tillë si ai i 11 majit, protestat do të ishin të pandalshme.
Aleati i Berishës kërkoi që opozita pas transparencës të merren hapa konkretë të reagimit opozitar si brenda dhe jashtë Parlamentit.

