Connect with us

Kronike

DETAJE/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, ku e plagosur mbeti 50-vjeçarja Suzana Mernica. Bëhet me dije se e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia.

Vrasja ndodhi në 13 Maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz. Efektivi Cenalia kishte dalë nga shtëpia në fshatin Baltëz, ishte veshur me uniformë dhe po shkonte me makinë për të marrë detyrën kur në rrugicë ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka tërhequr vëmendjen. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin.

Në lidhje me ngjarjen e sotme raportohet se Suzana Mernica është qëlluar me armë zjarri, teksa po ecte me motor me djalin e saj. Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, Afrim dhe Ali Cimili, babë e bir të cilët janë shpallur në kërkim.

Advertisement