Rajon
Detaje të rënda/ 14-vjeçari kishte listuar nxënësit që do vriste
Vrasjen e 9-fishtë në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit, nxënësi 14-vjeçar e kishte planifikuar muaj më parë.
Zëdhënësi i policisë së shtetit në Beograd tha në konferencën për shtyp se 14-vjeçari kishte një liste me emrat e fëmijëve që kishte synuar për t’i vrarë.
Zyrtari shtoi se nxënësi i klasës së shtatë kishte planifikuar me detaje, se në cilat klasa do të hynte kur të kryente masakrën.
Ai tha se motivi i sulmuesit nuk dihet ende, ndërsa policia e ka arrestuar 14-vjeçarin. I dyshuari dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij. Oficerët e policisë dhe shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën përreth shkollës ku kanë ndodhur të shtënat.