Connect with us

Kosova

Detajet e planit serb që t’i shpëtojë ndëshkimit për sulmin terrorist

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, ka paralajmëruar planin e Serbisë që të dalë e pastër pas sulmit terrorist, që kjo e fundit ndërmori në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit. “Ka një tendencë të qartë që i gjithë sulmi terrorist në veri të Kosovës, të mbyllet si çështje me një “dënim publik” që do ia bënte Serbia dhe i gjithë faji t’i hidhet vetëm Radojiçicit. Kështu do mbyllej ky akt terrorist dhe Beogradi do dilte i pastër. E gjithë kjo vërehet në deklaratat e shumë përfaqësuesve ndërkombëtare sepse interesi është që Serbia të futet me çdo kusht nën ombrellën perëndimore, pa marrë parasysh çmimin që duhet të paguajnë tjerët” – deklaroi thotë Kuçi. Sipas tij, Serbia është shtet që u ka shitur armë shumë grupeve terroriste nëpër botë dhe është vend i cili së fundmi i dha më shumë rëndësi Kinës dhe Rusisë duke shkuar më mirë në Forumin e organizuar në Pekin, se sa të mertte pjesë në Procesin e Berlinit në Tiranë”. Por, a ka bërë Kosova ndonjë veprim për te qene në avantazh diplomatik të ngjarjeve që kanë ndodhur me 24 shtator dhe sa është bërë që dialogu të përfshijë edhe sulmet e 24 shatorit? “Realiteti është se nuk është bërë asgjë përtej deklaratave, sepse diplomacia e Kosovës është e uzurpuar nga dy apo tre njerëz që mendojnë se janë të gjithëdijshëm dhe kështu diplomacia ka uzurpator në krye dhe nuk ka udhëheqës. Ndërsa, për funksionalizimin e diplomacisë si institucion i rregullt dhe më i rëndësishmi i një shteti, nuk është bërë asgjë tjetër, përpos punësim i militantëve të ‘Vetëvendosjes’ dhe ‘Guxo’ dhe lëvizjeve se ku mund t’i vënë njerëzit e tyre në sa më shumë pika kyçe dhe punësime tjera” – shpjegoi Kuçi. “Pra, problemi i dështimit diplomatik të Kosovës fatkeqësisht është në pika banale për të mos arritur kurrë të krijoj strategji, sepse duke dështuar në pika funksionale, Kosova nuk ka arritur që të konsolidojë një rrjet diplomatik dhe të krijoi strategji funksionale për avantazhe diplomatike” – u shpreh doktor Kuçi, duke theksuar se qasja aktuale e diplomacisë së Kosovës nuk po i sjellë avantazhe, por vetëm humbje Kosovës. “Per te gjitha arsyet e mesiperme, qasja e tanishme nuk është duke i sjellë Kosovës avantazhe por vetëm humbje të cilat janë krejt për fajin e mendësisë uzurpokrate militantiste si në të kaluarën. Dështimi diplomatik i Kosovës është banal dhe qesharak në diplomaci. Presidentja Osmani në deklaratën e saj thotë se duhet të rimendohet dialogu në suaza të asaj që ka ndodhur me 24 shtator, deklaratë që vjen pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili të njëjtën gjë e tha në fjalimin e tij në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë” – arsyetoi Gurakuç Kuçi.

Advertisement