Connect with us

Rajon

Detyronte të dashurat të bënin pornografi, arrestohet shoku i Andrew Tate

Miku i Andrew Tate është arrestuar pasi u akuzua se i detyronte gratë të bënin pornografi. Influenceri Vlad Obuziç gjithashtu dyshohet se i detyroi “viktimat” e tij që të bënin tatuazhe me emrin ose fytyrën e tij si “provë se ai i zotëronte ato”. Policët rumunë arrestuan Vlad Obuziç për pretendimet se ai ka shfrytëzuar seksualisht të paktën 7 gra. Obuziç – një shok i ngushtë i vëllezërve Andrew dhe Tristan Tate dhe dëshmitar në rastin e tyre – po hetohet.

Treshja dyshohet se përdori metodën “loverboy” për të joshur viktimat e tyre duke u premtuar se do të martohej ose do të ishte në një lidhje me to, e më pas i detyronin që të prostituonin dhe të bënin video porno.

Obuzic, i cili zotëron një studio video chat-i në Bukuresht dhe ka postuar foto të ndryshme në rrjetet sociale nga festat që ka bërë me ta.

Vëllezërit Tate dhe dy të dyshuara gra rumune janë në arrest shtëpie në pritje të një vendimi pasi gjithashtu akuzohen për trafik të qenieve njerëzore, përdhunim dhe formimin të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave, akuza që ata i kanë mohuar. Sipas ligjit rumun, trafikimi i të rriturve dënohet me burgim deri në 10 vjet./TheSun

Advertisement