Connect with us

Aktualitet

Dezinformimi për operacionin e SPAK/ Karamuço: Disa persona që i dolën emrat për arrestim janë larguar nga Shqipëria

SPAK hodhi poshtë të mërkurën disa informacione të dhëna në disa media një ditë më parë për një operacion dhe arrestime në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Në një reagim për shtyp, Prokuroria E Posaçme tha se po vijon hetimet dhe nuk ka pasur asnjë operacion gjatë natës.

Lidhur me këtë është diskutuar në emisionin “Real Story”, ku eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka thënë se disa personave që i dolën emrat për arrestim janë larguar nga Shqipëria.Ai ka theksuar se këto informacione që dalin, nxitin edhe të tjerët për t’u larguar.

Ndërsa, analisti Mentor Nazarko deklaroi se ky lajm mund të ketë disa arsye për publikim, si një luftë e brendshme në PS, apo një luftë midis SPAK dhe BKH.

Nazarko: Ky lajm, mund të jetë për shkak të luftës së brendshme në PS, mund të jetë për shkak të luftës së brendshme midis SPAK dhe BKH, mund të jetë për shkak të hetimeve të radhës së spak, si për shembull hetimet e zotit Meta. Ka shumë faktorë dhe unë e kam shumë të vështirë të them që ky është faktori që mund të ketë ndikuar në nxjerrjen e hetimit. Mund të ketë qene dhe për shkak të mënyrës se si funksionon gjykata, në qoftë se ka pesë ditë atje, numri i njerëzve që kanë kontakt me letrat atje është më shumë se një, më shumë se dy. Janë të gjitha këto dhe dalja e këtij lajmi ka detyruar SPAK të tërhiqet, për shkak se faktori kur veprojnë ata ka rëndësi.

Karamuço: Ka dhe teknika të lajmeve të rreme që i krijojnë vetë për të parë reagimet e funksionarëve, të cilët ata dyshojnë brenda BKH dhe brenda SPAK. Është një taktik që e kanë implementuar ekspertët e FBI. Më falni, që po e them, sepse ndoshta është dhe si sekret, pasi e përdorin organet ndërkombëtare.

Ka dhe një gjë, që persona që kanë dalë emrat që mund të arrestohen, një ose dy nga këta janë larguar nga Shqipëria. Edhe këto informacione që dalin, nxitin të tjerët për t’u larguar.

Advertisement