Connect with us

Kronike

Dhe pse në “arrest shtëpie” tentoi të ikë nga Shqipëria, ndalohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është ndaluar në Vlorë pasi kishte thyer masën e sigurisë, “arrest në shtëpi”  të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. I riu tentoi arratisjen, për t’u larguar nga Shqipëria, por u kap nga policia.

Pjesë nga njoftimi:

Po ky komisariat ndaloi shtetasin D. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e DRKM Vlorë në dalje të RSh-së, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Advertisement