Kosova
Dhëmbi i artë i Albin Kurtit/ Petriç tregon interesin e serbëve
“Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë po zgjasin shumë dhe nuk ka pasur progres në dy vitet e fundit, prandaj është e nevojshme të rikthehet dinamika e humbur, sepse para së gjithash, eshte ne favor të serbëve në Kosovë” – kështu deklaroi ish i dërguari i Bashkimit Europian për Kosovën Wolfgang Petriç.
“Në dy vitet e fundit situata nuk është përmirësuar. Në njëfarë mënyre ka humbur momenti dhe dinamika positive, të cilat janë të nevojshme të rikthehen” – theksoi ish emisari, duke shtuar se është i shqetësuar se negociatat janë duke marrë shumë kohë dhe “Është e rëndësishme të mendohet se si të përmirësohet jeta e njerëzve dhe shpejt”
I pyetur se sa i rëndësishëm ishte Samiti i mbajtur së fundmi për Ukrainën në Tiranë, ai u përgjigj se ishte shumë e rëndësishme solidarizimi me vendin e sulmuar, por edhe rritja e kontakteve politike.
“Por në të njëjtën kohë, mendoj se është e rëndësishme që Evropa të mos harrojë se hapi i parë në procesin e zgjerimit duhet të bëhet në Ballkanin Perëndimor. Këto prioritete duhet të respektohen” – tha diplomati.
Petriç u shpreh gjithashtu se Ukraina mund të përfitojë nga përvoja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur lufta të ndalet dhe kur të merren parasysh negociatat.
Ai theksoi se pjesëmarrja e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Samit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ishte shumë e rëndësishme.
“Vuçiç dëshmoi në këtë mënyrë se njëanshmëria që i atribuohet nuk është e vërtetë. Ishte hapi i duhur. Pjesëmarrja e tij tregon se ai ka solidaritet me Ukrainën,” – potencoi Petriç.