Connect with us

Kosova

“Dhimbja është e madhe”/ Aktori i njohur Reshat Arbana humb personin e dashur

Aktori i njohur Reshat Arbana ka humbur bashkëshorten e tij, Drita. Njoftimin e ka bere te ditur miku i tij Shkelqim Hajdari gjate nje postimi ne profilin e tij!

Postimi i Plote:

Dhimbje e madhe per mua e familjen time!
Me Reshat Arbanën”Artisti i Popullit, e Nderi i Kombit”, dihet publikisht miqesia ime.
Por miqesia mbi 30 vjecare me Reshatin eshte me e forte, me e afert, me e ngushte, eshte familjare.
Sot eshte ndare nga kjo shtepi “Lisi”, dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, miresia e Reshat Arbanes qe eshte bashkeshortja e tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithe neve, miqve te kesaj shtepie.
Kur u martova me Miren, bashkeshorten time para 34 vjeteve i thoja shpesh, “Mira mundohu ti ngjash teta Drites, me te gjitha vetite qe ka ajo…”!
Teta Drita eshte ndare sot nga kjo bote pas nje semundje te gjate e te rende. Derisa sa ishte pa renduar gjendja shendetesore jemi takuar, kemi ndejt, kemi fol e qesh, pa i rene ne sy.Por tani ne ditet e fundit nuk kishim fuqi ta takonim e ta shihnim as une, as Mira as femijet e mij…, sepse e kemi dashte shume fort Driten!
Siç duket dhe teta Drita na ka dashte fort te gjitheve neve si familje, pasi po iken nga kjo bote pa na lenduar shume, me pamundesine e pranise tone ne percjelljen e saj…!
Dhimbja eshte e madhe, por si besimtar i Zotit duhet te gjejme forca e te themi” Te Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi”
Zoti te dhente Xhenetin teta Drita😓!
Mund të jetë një imazh i 6 persona
Advertisement