Connect with us

Kosova

Dhjetë ditë nga bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës, ‘Lista Serbe’ kërcënon

Dhjetë ditë nga bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës – situata mbetet e brishtë, ‘Lista Serbe’ kërcënon nëse tentohet të hiqen barrikadat

Disa nga rrugët në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara për 10 ditë më radhë, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë si shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiç.

Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës janë vendosur në veri, për të mbikëqyrur situatën dhe për të siguruar qytetarët në atë pjesë.

Ndërkohë situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe e brishtë. Gjatë mbrëmjes nuk është raportuar për ndonjë incident e as për vendosje të ndonjë barrikade të re.

Por ndërkohë që Ministri I Brendshëm Xhelal Sveçla ka vizituar trupat policore në Bërnjak, Lista Serbe e ka ciliësuar këtë “provokim të radhës nga Albin Kurti dhe vartësit e tij me qëllim të përshkallëzimit të situatës në terren”.

Ky subjekt politik ka kërcënuar institucionet e Kosovës se “do të marrin përgjigjen e popullit serb” nëse tentojnë të heqin barrikadat.

Advertisement