Connect with us

Politike

‘Dhjetëra pasuri të paluajtshme…’, zbardhet pasuria që iu sekuestrua Malltezit

Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme nga SPAK, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme llogarive bankare dhe aksioneve që Jamarbër Malltezi dispononte. Vendimi u mor dje nga GJKKO mësohet nga njoftimi i SPAK ditën e sotme.

Në sekuestro preventive:
16 pasuri të paluajtshme
6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek)
45% e kuotave te kapitalit themeltar në shoqëritë “Homeplan” shpk
100 % e kuotave të ‘Magnet IMO” shpk
60% e kuotave Magnet Gym&Fit

Pjesa nga njoftimi i SPAK: 

“Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)”.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie ‘deyrim paraqitje’ dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Advertisement