Connect with us

Aktualitet

Dhuna e fisit Rraja/ Bilbil Maja: Më kanë goditur në kokë e trup

Zbardhet dëshmia e Bilbil Majës para grupit hetimor në lidhje me ngjarjen brutale të ndodhur në Krujë, ku ai dhe kushëriri i tij u dhunuan barbarisht nga anëtarë të grupit “Rraja”. Ai ka deklaruar se dy vëllezërit e deputetit të Partisë Socialiste e kanë goditur në kokë dhe trup ndërsa është qëlluar pa pushim nga të afërmit e tyre.

Bilbil Maja ka treguar se bashkë me Jashar Majën ishin ulur në lokalin ku ndodhi ngjarja me qëllim për të biseduar me inxhinierin e gurores që të përdoreshin sasi më të vogla eksplozivi sepse nga shpërthimet e pakontrolluara po u dëmtoheshin banesat.

“Papritmas në ambientet e lokalit kam shquar të hyjnë Xhemal dhe Flamur Rraja, të cilët kanë qenë të armatosur dhe më kanë kërkuar që të shtrihem në tokë. Mes tyre kam shquar dhe pronarin e gurores, të cilin e njoh me pseudonimin Çaku. Flamur dhe Xhemal Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, më kanë goditur në kokë e trup. Dhe persona të tjerë, të afërm të tyre na kanë goditur pa pushim duke na lënë pa ndjenja në lokal”, ka deklaruar Maja.

Advertisement