Connect with us

Kosova

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, REAGON Osmani

Pas ngjarjes së rëndë në një qendër azili në qytetin e Pejës, ku një infermiere ka dhunuar një të moshuara, e cila është nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura, ka reaguar zyra e Presidencës.

Në reagim Presidenca dënon aktin e dhunshëm, ndërsa kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë deri në fund ngjarjen.

T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.

Presidentja u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që rastin ta trajtojnë me prioritet.

E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme. Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme”, thuhet në deklaratë.

Advertisement